Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur me shpërthim të kontrolluar një ndërtesë 5-katëshe në qytetin e Fierit, në kuadër të rehabilimit të lumit Gjanica.

Për shembjen e saj u përdorn 5 kilogramë lëndë eksplozive. Objekti u shemb me sukses dhe nga shpërthimi nuk është shkaktuar asnjë dëm material.

Kjo është godina e pestë që shembet me tritol në Fier në kuadër të projektit për rehabilitimin e Gjanicës. /tvkla

n.al