Dy djem 6-vjeçar nga Britania e madhe Ayaan Moosa dhe Mikaeel kanë krijuar një stendë me limonada dhe ëmbëlsira për të mbledhur fonde për bamirësi në Korrik pasi mësuan për krizën në Yemen.

Babai i Ayaan Moosa, 37-vjeçari Shakil Moosa ka thënë për CNN se aktorja e famshme Angelina Jolie ka kontaktuar me fëmijet duke i dërguar një letër dhe një donacion për kauzën tre javë më parë.

Letrën e dërguar nga Jolie, djemtë e shpërndanë në “Instagram”. Në letër aktorja i falenderon ata për përpjekjen e tyre dhe u kërkon falje që nuk mund të ishte atje personalisht për të blerë limonadën e tyre.

“Ajo është e mrekullueshme. Nuk po flasim për një yll dosido, por për një nga emrat më të rëndësishëm në planet. Është fenomenale”, është shprehur Babai i Ayaan Moosa.

Në një video në “Instagram”, fëmijët falenderuan aktoren” “Përshëndetje Angelina, unë jam Ayaan. Dhe unë jam Mikaeel. Dhe ne jemi djemtë e LemonAid. Në dëshirojmë të të faleminderojmë që dhuruat për kauzën tonë” .

https://www.instagram.com/p/CE4NiZKF8ZA/?utm_source=ig_embed

Ata shtuan se do të ishin të lumtur t’i shisnin asaj një gotë limonadë herën tjetër kur ajo të vinte në Londër. Fëmijët kanë mbledhur deri më tani 70,000 £ (90,944 $) së bashku me fondet e mbledhura nga miqtë dhe familjen. Ata shpresojnë të mbledhin 150,000 £, ka rrëfyer Moosa. /tvklan.al

https://www.instagram.com/p/CDuW7TUFZjn/?utm_source=ig_embed
LONDON, ENGLAND – OCTOBER 09: Angelina Jolie attends the European premiere of “Maleficent: Mistress of Evil” at Odeon IMAX Waterloo on October 09, 2019 in London, England. (Photo by Jeff Spicer/Getty Images)