Pak më shumë se 30 minuta reshje të dendura shiu kanë mjaftuar për të përmbytur disa zona në kryeqytet.

Reshjet e dendura përfshinë Tiranën pasdreken e së premtes. Intensiteti i lartë i shiut shkaktoi përmbytje dhe bllokim të rrugës në “Don Bosko”, zonë e njohur si problematike edhe në raste të mëparshme.

Në një video që ka mbërritur në rubrikën “Kallëzo”, në tvklan.al, shikohet se si rrugët janë kthyer të pakalueshme për njerëzit dhe vështirësisht të kalueshme për makinat.

Banorët kanë raportuar probleme edhe pranë zonës së 21 Dhjetorit dhe afër Inxhinierisë së Ndërtimit, ku uji i turbullt i reshjeve pasi ka mbulluar rrugën ka bllokuar edhe trotuarët për kalimtarët.

/tvklan.al