Dy organizata të mëdha të trafikut të drogës nga Shqipëria u shkatërruan nga policia italiane. Mes 42 të arrestuarve, 19 janë shqiptarë, 22 italianë e 1 rumun në operacionin e gjerë të titulluar në shqip “Shefi”.Mediat italiane kanë zbuluar identitetet e të arrestuarve. Hetuesit thanë grupet hetoheshin prej 2016-ës.

Atyre i atribuohet trafikimi dhe shpërndarja e të paktën 2.3 tonë drogë të llojeve të ndryshme, marijuanë, kokainë e heroinë. Përfitimet përllogariten në mbi 15 milionë euro për një sasi prej 7 milionë dozash të hedhura në treg.

Bazën organizatat e kishin në Bari, aty ku magazinohej droga e ardhur me skaf nga Shqipëria.

Lënda narkotike zbarkonte në brigjet pulieze, për tu shpërndarë më pas në Kalabri, Siçili, Kampania, Abruzo e zona të tjera të jugut të Italisë. Pikërisht në këto zona u shtri vala e arrestimeve të së mërkurës. Mediat italiane shkruajnë se në hetime dhe në operacion ndihmuan edhe autoritetet shqiptare.

Shqiptarët e arrestuar në Itali:

DRITAN NACI

MARIGLEN SHUSHA

VULLNET DACI

GEZIM BIRCAJ

MALTON LLESHI

FIQIRET SEFERI

ERNEST PEZA

LEONIDHA SEJDIAJ

ELTON ISMAILI

SAMUEL MUÇA

FERHAT AJDINI

VULLNET CILA

SHPETIM SHEHI

DONIAL DROLLI

IBRAHIM CHIHANI

ERGENT SEFERI

ARIAN KERTUSHA

SENAT HALLUNAJ

HAMID SEFERI

Tv Klan