Policia spanjolle ka shkatërruar një bandë shqiptaro – spanjolle të trafikimi të lëndëve narkotike, ndërsa ka sekuestruar plot 56 kilogramë heroinë.

12 është numri i të arrestuarve, ndërsa droga, vlera e të cilës shkonte në rreth 2 milionë euro, u gjet e fshehur në karrocerinë e një makine.

Sipas mediave në Spanjë, kjo bandë drejtohej nga shqiptarët dhe si destinacion dyshohet se kishte tregun spanjoll.

Identiteti i të ndaluarve nuk bëhet i ditur, ndërsa mësohet se hetimet e autoriteteve në vend kishin nisur prej disa kohësh.

Policia ushtroi kontrolle në banesat e të ndaluarve në Barcelonë dhe Ponteverda, ku u sekuestruan rreth 350 mijë euro, 7 makina, si dhe municione. /tvklan.al