Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka realizuar me sukses shembjen me shpërthim të kontrolluar të një objekti 5 katësh në Vlorë.

Në një njoftim të shpërndarë për mediat, sqarohet se për këtë operacion u përdorën 15 kilogramë lëndë eksplozive e vendosur në 500 vrima të hapura në trupin e objektit.

Godina ishte skualifikuar nga ALUIZNI, ndërkohë që pengonte realizimin e projekteve me interes publik në këtë qytet.

IKMT thotë se ky është objekti i dytë që shembet me shpërthim të kontrolluar brenda një kohe të shkurtër në Vlorë, pas shembjes së godinës përballë kinoteatrit.

Ndërkohë, kryeinspektorja Dallëndyshe Bici, e ndodhur pranë këtij operacioni u shpreh se operacionet në Vlorë do të vijojnë me intensitet deri në fillim të sezonit turistik./tvklan.al