Këto janë pamjet e banesës e cila u përfshi nga flakët këtë të Hënë në Berat. Sipas policisë, dyshohe se zjarri ra prej një defekti në linjën elektrike.

Banesa i përket një 73-vje­çari, i cili fatmirësisht nuk ka pësuar asnjë lëndim. Raportohen vetëm dëme materiale.

Rreth orës 12:00, në lagjen “Donika Kastrioti”,  ka rënë zjarr në banesën e shtetasit J.K., 73 vjeç dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë nga një defekt në linjën elektrike. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, bën me dije policia./tvklan.al