Një dasmë në Rumani është kthyer në një faktkeqësi për dhëndrin dhe nusen. Në Rumiani është traditë që shokët të hedhin dhëndrin në ajër dhe kjo gjë ndodhi dhe në këtë dasmë. Ndërkohë që dhëndri dhe nusja po kërcenin të lumtur, shokët e ngrejnë dhëndrin e quajtur Liviu Filimon dhe e hedhin në ajër. Në këtë moment, dhëndri rrëzohet në tokë pasi shokët nuk arritën ta mbanin atë dhe theu shtyllën kurrizore.

Të gjithë u trembën, përfshirë dhe nusen ku menjëherë lajmëruan ambulancën dhe dhëndri u shtrua në spital.

“Ai është shtruar në repartin e neurokirurgjisë dhe javën e ardhshme do t’i nënshtrohet testeve të mëtejshme,” është shprehur mjekja Lucia Dania e cila po merret me rastin e dhëndrit.

Madje Liviu nuk ka përjashtuar as mundësinë që të padisë shokët e tij për shkaktim të plagëve serioze në trup.

“Unë kam kontaktuar me një avokat, por ende jam duke menduar se çfarë do të bëj”, u shpreh ai. 

Për momentin, ai nuk mund të lëvizë aspak këmbët nga dëmtimi serioz. /tvklan.al