Plot humor dhe të qeshura ka përfunduar puntata e “Për drekë me mua”, te “E diela shqiptare” në Tv Klan. Konkurrentët jo vetëm kanë shijuar pjatat dhe gatimet e njëri-tjetrit por edhe kanë sfiduar veten për të realizuar performancën më të mirë. Megjithatë gara ka vetëm një fitues.

Bes Kallaku, mjeshtër jo vetëm në aktrim, por edhe në gatim. Ai fitoi sot garën duke mundur kolegun dhe mikun e tij Erjon Isai dhe moderatoren Arjola Shehu.

Pjatat e tij “Sade”, “One Man Show” dhe “Kusurin mbaje”, morën pikët maksimale duke e shpallur Besin fitues./tvklan.al