Policia e Tiranës zbuloi një bazë të shpërndarjes së kanabisit në doza të vogla. Ajo ishte një studio tatuazhesh ku edhe mund të sigurohej kanabis sativa.

Në pranga u vunë Armando Behari, 24 vjeç nga Tirana dhe Xhevit Bogdani, 21 vjeç nga Përrenjasi, ndërsa u procedua në gjendje të lirë një 29-vjeçar.

Ata shpërndanin drogën në zonën e “Ali Demit” dhe “Martenitetit të Ri”. Gjatë kontrolleve iu gjet një sasi kanabisi dhe 66 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Tv Klan