Në fshatin Derven në autostradën Thumanë-Kamëz, një “Porsche” luksoz “Panamera” shpërtheu ne flakë gjatë natës. Në makinë po udhëtonin dy djem të rinj nga Mamurrasi kur në një moment mjeti është përfshirë nga flakët.

Ata kanë dalë nga makina pa u lënduar, kurse policia dhe zjarrfikësja shkuan në vendin e ngjarjes. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, por në atë moment u krijua trafik dhe radhë kilometrike në të dy anët e autostradës. /abcnews.al