Që prej së mërkurës në Shqipëri kanë hyrë në fuqi masat e reja shtrënguese dhe të gjithë qytetarët janë të detyruar që të qëndrojnë shtëpi pas orës 22:00. Por nëse dikush ka probleme shëndetësore apo do të lëviz për punë, mund të aplikojë për leje në platformën E-Albania.

Sot E-Albania ka treguar me anë të videos se si mund të merret leje dhe kategoritë që përfitojnë, ku përfshihet personeli shëndetësor dhe institucione të tjera të domosdoshme.

Aplikoni në e-albania për t’u pajisur me lejen që lejon lëvizjen e qytetarëve dhe bizneseve brenda fashës orare 22.00-06.00. Për qytetarët “Leje për dalje”: për punë, për arsye të domosdoshme. Për bizneset: “Leje qarkullimi për nevojat e subjekteve: për transportin e punonjësve, ofrimin e shërbimeve të tyre

Vetëm për punonjësit e bizneseve, që lejohen të ushtrojnë aktivitetin edhe brenda fashës orare 22.00-6.00, sipas akteve normative. Dhe për ata, që kanë nevoja specifike, si: vajtja në farmaci apo kujdesi ndaj një të moshuari”, bëhet me dije në njoftim.

Si mund të aplikojmë, ndiqni rregullat e mëposhtëm:

Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; Zgjidhni shërbimin “Leje për dalje”; Klikoni butonin “Përdor”; Përzgjidhni llojin e lejes që ju nevojitet; Ndiqni hapat e nevojshme sipas specifikës së lëvizjes që iu nevojitet:  Me makinë apo në këmbë. Shkruani saktë datën dhe arsyen e lëvizjes

Klikoni: Dërgo dhe në moment, në adresën, me të cilën jeni regjistruar në e-albania, do të merrni e-mailin dhe sms konfirmuese. Për bizneset, në e-Albania do të kërkoni shërbimin: “Leje qarkullimi për nevojat e subjekteve”.

Leje për të ofruar shërbime apo për të transportuar stafin e tyre me itinerar strikt: shtëpi-punë-shtëpi. Mjafton të identifikoheni në e-Albania si biznes dhe të plotësoni me kujdes hapat e kërkuar dhe do të merrni lejen që legjitimon lëvizjen tuaj

Kujdes! Ruani emaili-et dhe sms-te konfirmuese për çdo lloj leje ose do të gjobiteni nga Policia e Shtetit! Përjashtohen nga rregulli i aplikimit stafi shëndetësor punonjësit e shërbimeve në struktura kritike./tvklan.al