Ermal Hadribeaj dhe Florian Doskja janë në gjysmëfinalet e kampionatit Botëror të MMA, që po zhvillohet në Bahrein.

Sportistët shqiptarë fituan ndeshjet çerekfinale, të mbajtura të mërkurën. Ata tashmë e kanë të garantuar medaljen e bronzit, por synojnë më shumë.

Paraqitja e dy sportistëve shqiptarë ishte spektakolare, duke i shtuar edhe më shumë shanset që të triumfojnë edhe në ndeshjet gjysmëfinale.

Të enjten, Doskja do të përballet me përfaqësuesin e Bahrenit, Magomedov, ndërsa Hadribeaj me amerikanin Tomas.

Në botërorin arteve marciale mikse marrin pjesë rreth 400 sportistë nga e gjithë bota. Shqipëria përfaqësohet nga dy sportistët Hadribeaj dhe Doskja, të cilët deri në këtë fazë kanë shkëlqyer.

/tvklan.al