Mediat greke kanë publikuar pamjet nga shtëpia ku qëndronte i fshehur Gertian Vrushaj, njëri nga shqiptarët që u arratis nga paraburgimi në Greqi.

24-vjeçari u arrestua mëngjesin e sotëm nga policia greke në Koropi. Autoritetet rrethuan zonën gjatë një aksioni në orën 05:00 të mëngjesit. Gertian Vrushaj u gjet i fshehur brenda dollapit të shtëpisë ku qëndronte pas largimit nga paraburgimi.

Kërkimet të shumta po kryhen ndërkohë nga policia në Koropi dhe Loutsa për të gjetur dy shqiptarët e tjerë të arratisur Marjus Dedolli dhe Laske Gjikolli.

Tre shqiptarët u arratisën katër ditë më parë nga ambientet e paraburgimit në Athinë. Së bashku me dy persona të tjerë, ata u arrestuan më 13 Qershor si pjesë e një grupi që kishin kryer 72 grabitje në kryeqytetin grek, duke përfituar 400 mijë Euro.

Disa ditë pas arrestimit të 5 shqiptarëve, tre prej tyre sharruan hekurat e dritares së paraburgimit dhe u arratisën. Gertian Vrushaj u arrestua sot, ndërsa në kërkim mbeten edhe dy të tjerët.

/tvklan.al