Europa është e njohur për shumëllojshmërinë e ushqimeve të shijshme të mirënjohura kudo në botë. Por mos harroni se ka shumë ushqime në shtete të ndryshme europiane që i afrohen më shumë të çuditshmes se sa të shijshmes.

Këto janë shtetet me ushqimet më të çuditshme:

-Suedia ka cerage të kalbur. Vendet skandinave kanë disa ushqime që vetëm ata që kanë nuhatje të fortë mund ti provojnë. Ceraga e kalbur është një prej tyre. Ceraga është një peshk i kalbur i ruajtur në një kanaçe që ka kaq shumë gaz saqë peshku fryhet në një top përpara se të hahet. Aroma e tij është kaq e fortë saqë nëse një familje e merr për darkë e gjithë lagjia e ndjen erën e tij. Njerëzit e konsumojnë këtë peshk vetëm të martën e tretë të gushtit.

-Islanda ka peshkaqenin e groposur. Peshkaqeni i groposur shpesh përshkruhet si pjatë e çuditshme. Kjo delikatesë islandeze shërbehet në një festival tradicional dhe shoqërohet me një teke brenin, që është alkool shumë i fortë. Shumë njerëz e përshkruajnë këtë si recetën më të ndyrë që mund të hahet.

-Skocia ka çokollatë të skuqur. Skocia është vendi i shpikjes dhe çokollata e skuqur atje gjendet me tepricë. Çokollata e skuqur atje është kthyer në fenomen.

-Italia ka djathin e krimbur. Në Sardenjë djathi i thartuar është çuar në një nivel krejt tjetër. Casu marzu është një djath deleje tradicional i Sardenjës i cili përmban larva të gjalla të cilat janë futur në recetë për ta avancuar nivelin e fermentimit në mënyrë që të shpërbëhet yndyra e djathit. Djathi kështu bëhet më i butë dhe me lëngje. Disa i heqin larvat përpara se ta hanë por disa të tjerë preferojnë të mos i heqin ato.

-Portugalia ka sanduiç me mish dhe birrë. Ky sanduiç është shumë i sukseshëm për të gjithë ata që adhurojnë mishin dhe birrën. Mes dy fetave të bukës vendoset proshutë e trajtuar dhe e lagësht.

/tvklan.al