Reality show “Doktor Plastik” në Tv Klan, këtë javë trajtoi historinë e një vajzë 31-vjeçare nga Roma, e quajtur Valentina Serrani. Ajo ka pothuajse gjithçka në jetë, por ka vetëm një problem.  Valentina është vajza me një imazh perfekt ose pothuajse perfekt. Ajo ka vendosur të bëjë ndërhyrje në gjoks për ta zmadhuar.

Që e vogël, Valentina thotë se është tallur në shkollë nga shoqet e saj. Ajo tregon se deri në moshën 13-14 vjeçare, vishej si djalë dhe rrinte më së shumti me ta. Kjo është edhe arsyeja përse e tallnin. Pas këtij momenti, në moshën 15-vjeçare u angazhua në model për disa kohë. Në këtë periudhë trupi i saj ishte perfekt, me përjashtim të gjoksit.

“Quhem Valentina Serani, jam 31 vjeç dhe vij nga Roma. Do t’i nënshtrohem një ndërhyrje për zmadhimin e gjoksit. Unë jam një vajzë e zakonshme 31-vjeçare. Punoj si përfaqësuese e një kompanie ku prodhohen pije. Domethënë shes birra, verë dhe pije të tjera alkoolike. Bëj një jetë shumë të thjeshtë. Zgjohem në mëngjes. Shkoj në punë, darkat i kaloj në palestër. Kam edhe një partner. Nuk bëj ndonjë gjë të veçantë. Një jetë e thjeshtë. Familja ime përbëhet nga unë, mami, babi dhe vëllai. Kam kaluar një fëmijëri shumë të qetë. Kam qenë gjithmonjë një fëmijë shumë alegro, me shumë iniciativë, edhe pse kam qenë pak e turpshme. Gjatë periudhës së rritjes, kam ndryshuar edhe si karakter. U bëra pak më e hapur.

Në shkollë jam rritur që më kanë tallur gjithë kohës, sepse nuk kisha gjoks. Kam qenë më tepër si djalë. Rrija gjithmonë mes djemve, vishesha gjithmonë me tuta sportive dhe atlete. Në momentin kur shkova në gjimnaz, fillova të bëhesha pak më femërore. Fillova të bëja grim, vishja minifunde dhe më pas bëra një kurs për të mësuar se si të ecja, sepse ecja si mashkull. Nga ai moment, fillova të isha e vetëdijshme për trupin tim. Është e vërtetë, më tallnin gjithmonë kur isha e vogël, sepse kisha disa mikesha të cilat ishin më të zhvilluara se unë. Kishin pak më shumë forma, kurse unë jo. Më thonin që isha e sheshtë si një tavolinë sërfi. U rrita me këto fjalë që m’i përsërisnin qëkur isha e vogël. Kur isha 15 vjeç bëra këtë kursin dhe hyra në botën e modelingut, e cila zgjati për disa vite. Mora pjesë në një program televiziv në Romë, si dhe në Miss Italia. Por dhe atje isha një nga vajzat me gjoksin më të vogël. Italianet në përgjithësi janë të kolme, kurse unë jo. Vazhdova këtë karrierë për disa vite. Më pas e mbylla përfundimisht, sepse më pas nisa të punoja në bankë.

Nuk mund t’i bëja të dyja gjërat njëkohësisht. Pjesa që më pëlqen më shumë nga trupi im, janë këmbët. Sepse gjithsesi jam e gjatë dhe kam këmbë shumë të holla. Pjesa që më ka pëlqyer më pak është natyrisht gjoksi, i cili nuk është. Nuk ka qenë asnjëherë. Inekzistent. Ka patur shumë momente që jam ndierë në siklet për këtë të metë fizike, kur vishja ndonjë fustan apo në plazh. Sepse kam patur gjithmonë mikesha me forma trupore të kolme. Dhe duke shkuar me to në plazh, isha gjithmonë personi me gjoksin më të vogël. Kur vesh fustane, gjoksi duhet shumë i sheshtë. Mundohem që të mos vesh bluza shumë të hapura. Vendosa ta bëja këtë ndërhyrja pas disa vitesh që e mendoja. Sepse kisha 10 vjet që doja ta realizoja. Më në fund gjeta kurajon për ta bërë sepse kam patur shumë frikë, edhe tani kam frikë. Tani gjeta kurajon dhe thashë me vete le ta bëjmë këtë gjë. Sigurisht në Itali është një ndërhyrje shumë e përhapur. Tashmë të gjitha vajzat kanë gjoksin e bërë. Kështu që ndikohesh edhe nga realiteti i shoqërisë ku jeton”.

Vendimin për të bërë ndërhyrje kirurgjikale në gjoks, e mori pasi kishte disa vite që e mendonte. Mbështetjen e të atit nuk e ka, dhe me të është zënë për këtë shkak. Kurse mamaja është detyruar që ta mbështesë, shprehet Valentina.

“Me prindërit e mi kam një raport me periudha urrejtje dhe dashurie. Kam disa kohë që nuk jetoj më me to. Jetoj vetëm dhe nga momenti që u largova nga shtëpia, gjërat u rregulluan mes nesh. Sepse me mamin zihem më pak, ndryshe nga babi. Kur nisim të debatojmë në telefon, unë mbyll telefonin dhe secilin shkon në shtëpinë e vet. Dhe në këtë mënyrë shmangim zënka të mëdha. Kur jetoja me ta, debatet nuk kishin të mbaruar. Ata nuk ishin shumë dakord me këtë ndërhyrje. Me babin kam një muaj që nuk flas. Kam vendosur të mos flas, ndërkohë mami pranoi këtë zgjedhje timen me forcë, sepse nuk kishte alternativë tjetër. Këto janë zënka që ndodhin gjithandej”.

Partneri i saj është një djalë simpatik 5 vjet më i ri në moshë se ajo. Ai është i vetmi person që e ka mbështetur për t’iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale në gjoks.

“Kam dy vite e gjysmë në një lidhje me një djalë 5 vite më të ri. Ai nuk i preferon gjokset e mëdha. Të paktën kështu më thotë mua. Por se çfarë i thotë miqve të tij, nuk e di. Kur i rrëfeva atij se do të bëja këtë ndëhyrje, më mbështeti dhe më tha bëj atë që ti ndjen. Partneri im dhe ndonjë shoqe janë të vetmit që më kanë mbështetur, kurse familja jo”.

Ndërhyrja shkoi mirë dhe tashmë Valentina duhet të tregojë kujdes për të mos bërë ushtrime të sforcuara në palestër. Mjeku thotë se stërvitja dhe ngritja e peshave duhet të bëhet gradualisht, për të mos lodhur trupin.

/tvklan.al