Ushqimi që ne konsumojmë është shumë i rëndësishëm. Por edhe ushqimi i shëndetshëm mund të na privojë për të rënë në peshë nëse konsumojmë më shumë se ç’duhet.

Sot në rubrikën “Me duart e Kristit”, në emisionin “Kush vjen për drekë”, do të mësoni disa hile se si të konsumoni më pak sasi ushqimi pa e vënë re.

Disa hile të vogla që kanë të bëjnë me psikologjinë e njeriut:

Përdorni pjatë më të vogël, një pjatë e plotë dërgon sinjalin se po hani një vakt të plotë ndërkohë që një pjatë pjesërisht e plotë duket si një vakt i paplotësuar pavarësisht sasisë së ushqimit. 

Përdorimi i pjatave të vogla dhe mbushja e tyre është një mënyrë e provuar për të ngrënë më pak dhe pa e vënë re.

Përdorni gota më të larta, ashtu siç më pak ushqim duket më shumë në një pjatë të vogël, lartësia e një gote i bën gjërat të duken më të mëdha se sa një gotë e gjerë.

Hani proteina për mëngjes. Vetëm mëngjeset e larta në proteinë mund të zvogëlojnë oreksin për të konsumuar më shumë ushqim gjatë ditës.

Mbajini ushqimet e shpejta larg syrit dhe shtëpisë, studimet kanë treguar se njerëzit hanë më shumë kur ushqimi është përpara syve të tyre sesa kur është i vendosur në vende që nuk duken.

Mos hani direkt nga paketimi, stomaku juaj nuk mund të llogarisë sasinë që hani.

Mos hani përpara televizorit. Për shumicën prej nesh të ngrënit përpara televizorit i hutuar është në rritje. Qëndrimi përpara televizorit bën që të konsumojmë më shumë ushqim, ndaj dhe nuk është një ide e mirë./tvklan.al