Herë pas here ëmbëlsirat janë të parezistueshme, jo vetëm për fëmijët, por edhe për të rriturit. Sot në rubrikën “Me duart e Kristit” në emisionin “Kush vjen për drekë”, blogerja Kristi Janku ndau me të gjithë një recetë të thjeshtë, kek me karrota.

Për përgatitjen e kësaj ëmbëlsire nevojiten këto përbërës:

-500 gram sheqer

-450 gram karrota të grira

-1 lugë gjelle kanellë

-340 gram miell

-1 lugë gjelle fryrës ëmbëlsirash

-1 lugë çaji sodë buke

-4 kokrra vezë

-vaj ulliri dhe vaj misri

Fillimisht në tasin ku keni vendosur sheqerin hidhni 1 lugë kanellë, i përzjejmë dhe shtojmë vezët, i miksojmë fillimisht këto tre përbërës dhe më pas shtojmë vajrat dhe vijojmë me miksimin. Dhe ndërkohë që rrahësi vijon miksimin shtojmë sodën, fryrësin e ëmbëlsirave dhe në fund miellin. Pasi i kemi miksuar të gjitha bashkë shtojmë karrotat dhe pas përzierjes masa është gati për pjekje në temperaturë 150 gradë celsius.

/tvklan.al