Këtë të mërkurë vendi u ynë u trondit nga disa lëkundje sizmike, që shkaktuan jo pak frikë tek qytetarët. Tërmeti i parë, i cili u ndje thuajse në të gjithë Shqipërinë, ra në orën 11:01 dhe epiqendra e tij ishte në Hamallaj të Durrësit. Me një magnitudë 5.1, ky tërmet u pasua nga më shumë se 40 lëkundje të tjera.

Për fat, tërmeti shkaktoi vetëm vetëm dëme materiale. Disa banesa pësuan çarje të mureve në Durrës dhe Elbasan, por nuk pati të lënduar në njerëz.

Lëkundjet sizmike nuk janë një fenomen i shpeshtë në vendin tonë ndaj dhe natyrshëm lind pyetja, nëse jemi të përgatitur kur përballemi me lëkundje tërmeti?

ABC News sjell një listë me këshilla e teknika të nevojshme, të cilat duhen përdorur në çdo rast.

/tvklan.al