Vera tashmë ka ardhur, por edhe pse moti këto ditë nuk ka qënë i qëndrueshëm, të gjithë mezi presin të shijojnë sezonin e plazhit, pushimet, diellin dhe detin.

Sidomos vajzat dhe gratë, të cilat kujdesen edhe më shumë për t’u dukur sa më bukur, në formë të mirë fizike dhe për të qënë sa më ‘in’, në tendencat e fundit verore.

Dhe pikërisht për të folur për këtë temë ishin sot të ftuara në studion e “Rudina” në Tv Klan stilistja Stela Sallaku, gazetarja Aulona Musta dhe modelja Arjeta Palushaj.

Gjatë emisionit ato folën për tendencat më të fundit të rrobabanjove dhe aksesorëve të plazhit dhe treguan se cilat janë veshjet më të përshtatshme për ditët e para të plazhit kur trupi është ende i bardhë.

“Ajo çfarë sugjerojnë stilistët për ditët e para të plazhit janë ngjyrat pastel pasi nuk krijojnë kontrastin e menjëhershëm të trupit të bardhë. Roza dhe bluja pastel janë ngjyrat që sugjerohen me detajet e fluturave të cilat i kemi parë shpesh. Rrobabanjot me vija janë një detaj tjetër që sugjerohet pasi krijojnë kontrast. Nuancat e tjera që rekomandohen janë nudë, ngjyrat e tokës si bezha apo ngjyra e mjaltit. Të zezat dhe të kuqet nuk rekomandohen fillimisht pasi krijojnë shumë kontrast”

, tha stilistja Stela Sallaku.

/tvklan.al