Vijojnë të përhapen në mënyrë alarmante vatrat e zjarrit në Alberta të Kanadasë. Temperaturat e larta dhe erërat e forta kanë sjellë edhe përhapjen e flakëve. Rreth 300 mijë hektarë tashmë ndodhen nën flakë.

Aktualisht situata në Alberta mbetet emergjente. Sipas zjarrfikësve flakët po drejtohen në verilindje të vendit dhe do të godasë zona pyjore larg atyre të populluara.

Zjarri ka detyruar kompanitë naftë-nxjerrëse në zonë që të ndërpresin aktivitetin e tyre, dhe sipas të dhënave të para prodhimi kombëtar është reduktuar me ¼. Për shuarjen e zjarrit po punojnë më shumë se 1100 zjarrfikës në 45 vatra të ndryshme, gjashtë prej të cilave janë totalisht jashtë kontrollit./

TV KLAN