Stilistja e njohur Enada At’Nikolla i ka shumë të hershme vitet në fushën e modës. Sot, ajo ishte e ftuar në studion e “Rudina”, në Tv Klan, nga ku përveç trendeve të fundit të modës rrëfeu edhe se si humbi peshë.

At’Nikolla tregoi se ka përdorur një produkt të cilin ia kishin sjellë nga Amerika dhe se ka rënë në peshë normalisht, 4-5 kilogramë në muaj. Kura tha ajo ka zgjatur 3 muaj. 

“Unë kam humbur shumë kilogramë. Kam marrë një produkt nga Amerika dhe kam humbur peshë në mënyrë të rregullt 4-5 kilogramë në muaj. Nuk kam bërë operacione sepse nuk kisha peshë aq të madhe sa të bëja operacion stomakun. Kam patur siklet shenjat e trupit…Por, përpara se ta marësh këtë produkt duhet të konsultohesh me doktorin”

, tha At’Nikolla.

/tvklan.al