Një stjuardesë e British Airways është pezulluar nga puna pas një videoje ku ajo shihet duke hequr getat dhe më pas duke i nuhatur ato.

Në klipin e çuditshëm, stjuardesa, nuhat getat dhe një palë këpucë ndërkohë që thotë duke iu drejtuar dikujt:

“Do të doja t’i nuhasje këto”.

Ajo thotë se gjatë gjithë fluturimit kishte qëndruar në këmbë, pastaj zbërthen kopsat e këmishës duke zbuluar dekoltenë.

Në videon e publikuar nga

Mirror

gruaja ndër të tjera thotë:

“Ndihem shumë e lodhur pas fluturimit. Pra doni të nuhatni getat dhe këpucët e mia? Më parë duhet t’i heq ato”.

Nuk ka të dhëna nëse punonjësa e British Airways ka shitur videon ose rrobat e punës. Por sipas

Mirror

dhjetëra stjuardesa shesin video të tilla online me qëllim fitime monetare.

British Airways konfirmoi se kishte pezulluar stjuardesën pas publikimit të videos.

Një zëdhënës tha:

“Ne iu ofrojmë standarde shumë të larta punonjësve tanë dhe presim që ata të sillen me përgjegjësi. Kur kjo nuk ndodh, ne gjithmonë do të marrim masat e duhura”.

/tvklan.al