Në Bulqizë ka nisur një stuhi e fuqishme e shoqëruar me erë dhe borë. Temperaturat janë ulur ndjeshëm dhe në qytet nuk ka asnjë lëvizje. Banorët janë mbyllur brenda, pasi qarkullimi është i pamundur.

Ende nuk raportohen dëme në qytet, por në zonën periferike, situata është më e rëndë. Bora ka arritur në dhjetë centimetra brenda pak minutash dhe policia u kërkon drejtuesve të mos lëvizin pa zinxhirë.

Nuk dihet sa do të zgjasë ky acar në Bulqizë, ndërkohë që raportohet për mungesë të energjisë në pjesën më të madhe të territorit.

/abcnews.al