Kanë bërë xhiron e botës këto pamje kur një gazetare sulmohet seksualisht në transmetim direkt.

Korrespondentja e Deuetche Welle-s spanjolle, Julieth Gonzalez, po raportonte nga Rusia hapjen e kampionatit botëror, kur një tifoz i afrohet befas, e kapi nga gjoksi dhe e puthi në faqe

https://www.facebook.com/VanShows/videos/1773388092721557/

Incidenti zgjati vetëm pak sekonda. Gazetarja me origjinë kolumbiane nuk bëri asnjë reagim dhe përfundoi raportimin. Ngacmimet seksuale të tifozëve ndaj gazetareve në transmetim direkt nuk janë diçka e re.

Viktimë e tyre u bë edhe gazetarja meksikane Maria Fernanda Mora, e cila po raportonte  atmosferën e një ndeshjeje jashtë stadiumit, kur një grup tifozësh afrohen dhe e ngacmojnë. Por ndryshe nga kolumbiania, gazetarja meksikane nuk qëndron gjakftohtë.

Tv Klan