Filmimet në rrjetet sociale shkaktojnë pakënaqësi në mediat greke

Një video e dy të rinjve shqiptarë që janë pjesë e ushtrisë greke, ka shkaktuar pakënaqësi në mediat fqinje.

Filmimet janë hedhur në rrjetet sociale nga dy shqiptarë, të cilët duket se kanë nën komandë një grup ushtarësh grekë.

Fillimisht ata përshëndesin miqtë e tyre në gjuhën shqipe dhe më pas japin urdhrat që përsëriten me zë të lartë nga ushtarët grekë.

Menjëherë Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Greke ka nisur një hetim për ngjarjen.

Dy shqiptarët teksa japin komanda nuk ofendojnë ushtrinë apo shtetin grek, por media periferike e kanë komentuar me tone negative shakane e dy të rinjve.

Në Greqi çdo person që kërkon të marrë pasaportën, duhet më parë të bëjë regjimin ushtarak.

Tv Klan