Policia lokale dhe FNSH-ja Shkodër, shpëtojnë 2 të mitur dhe një 60 vjeçar, të mbetur të bllokuar si pasojë e vërshimit të ujërave të lumit Kir.

Sot rreth orës 18:00, përmes një telefonate, është kërkuar ndihmë, pasi 2 të mitur kishin mbetur të bllokuar në ujërat e lumit Kir, poshtë Urës së Bardhajve.

Në zonën ku u kërkua ndihmë, shkuan shërbimet e Policisë lokale dhe Grupi i Emergjencave të FNSH-së, Shkodër.

Ata u angazhuan në operacionin e shpëtimit dhe arritën në kohë të nxirrnin nga uji 2 fëmijët e moshës 14 vjeçare, si dhe shtetasin F.Gj. 60 vjeç, i cili kishte shkuar për t’u ofruar ndihmë fëmijëve.

Tre të shpëtuarit janë dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër për kontroll, dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore./tvklan.al