Dy persona janë arrestuar nga Policia e Vlorës gjatë kontrolleve të bluve të qytetit bregdetar për rritjen e sigurisë.

Në pranga ka rënë Rigert Memaj 29 vjeç, i cili është dënuar nga gjykata në Tetor 2017 me 3.4 vite burg për kultivim droge.

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë edhe Elton Gërdhuqi 38 vjeç. Ky i fundit qarkullonte në qytet me një makinë “Jaguar” brenda së cilës mbante një pistoletë pa leje. Policia sekuestroi armën dhe automjetin e tij. /

tvklan.al