E shijojmë gjatë një darke të këndshme dhe e dëshirojmë kaq shumë pas një dite të lodhshme kur mblidhemi me miqtë tanë.

Bëhet fjalë për verën. Sot në rubrikën “Me duart e Kristit”, në emisionin “Kush vjen për drekë” do të mësoni për të mirat e verës në shëndet.

Mjekët thonë se sasia e shëndetshme përgjatë një dite është 150 ml. Femrat duhet të konsumojnë një gotë verë në ditë dhe meshkujt dy.

Të mirat e verës:

-Përmban antioksidantë, në përballje kundër luftës me radikalet e lira që shkaktojnë probleme të tmerrshme shëndetësore si kanceri, vera mund të jetë përgjigja juaj.

-Ka nivele të larta silici, rrit dendësitetin dhe ul mundësinë e osteoporozës.

-Ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës, fenolet që përmban vera luftojnë radikalet e lira duke bërë parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

-Ul rrezikun e tipit 2 të diabetit, të përballesh me kufizimet e diabetit nuk është aspak e lehtë ndaj dhe 1 gotë verë përmirëson nivelin e insulinës.

-Rrit jetëgjatësinë, në thelbin e dietës së shëndetshme përveç vajit të ullirit dhe perimeve të ziera është edhe vera. Rezveratroli është përbërësi magjik i verës që lufton kundër plakjes duke rritur kështu edhe jetëgjatësinë.

/tvklan.al