Diskutimet për programin politik të qeverisë qenë një mundësi për deputetët e futur rishtas në parlament, që të shfaqnin disa nga aftësitë e tyre.

Dhe këtë mundësi u përpoqën ta shfrytëzojnë kryesisht opozitarët e rinj.

Ervin Salianji, ish – kandidati për kryetar të Forumit Rinor të PD, foli i revoltuar për mungesën e vëmendjes së qeverisë Rama për fëmijët e familjeve me ndihmë ekonomike.

Për t’iu dëgjuar sa më shumë zëri, ai i ra me grusht foltores së Kuvendit.

Por efekti që prodhoi qe krejtësisht i kundërt nga qëllimi.

Deputetët socialistë, jo vetëm që nuk e morën seriozisht, por shpërthyen në të qeshura.

Ilaritet shkaktoi në sallë edhe rishtari nga Vlora, Agron Shehaj, kryesuesi i listës së Partisë Demokratike. Ai pati vështirësi t’i lidhte fjalitë nga fundi i fjalimit, ndoshta nga pritja e gjatë për ta marrë fjalën dhe lodhja në diskutimet që zgjatën 22 orë.

Por edhe ai solli humor në radhët e grupit socialist.

Deputetë të tjerë socialistë e shfytëzuan performancën e parë parlamentare të të rinjve demokratë, si kontrast me figurat e njohura të Partisë Demokratike, që ata zëvendësuan. 

Tv Klan