Tre të rinj, përfshirë edhe një nxënës 14-vjeçar, u përballën me akuza për vrasje në tentativë në Francë pas një sulmi të egër ndaj një tjetër adoleshenti.

Në një video horror shihet një turmë që mendohet se po përpiqet të vrasë një 17-vjeçar në mes të ditës në periferi të Parisit.

Mjete rrethanore duke përfshirë shkopinj hokeji dhe një patericë u përdorën për të goditur në mënyrë të përsëritur adoleshentin.

Më në fund, ai u tërhoq nga banorët e zonët të cilët të tmerruar e dërguan të riun me urgjencë në një njësi të kujdesit intensiv.

Në foto shihen disa djem dhunues, të cilët janë shtuar kohët e fundit në Francë, veçanërisht në komplekset e strehimit që rrethojnë qytetet kryesore.

Të shtunën, familjet që jetojnë në Val d’Oise, do të bashkohen me marshime duke bërë thirrje për ‘paqe dhe mirëkuptim’ mes të rinjve./tvklan.al