Emisioni i sotëm “Xing me Ermalin”, nuk ka shërbyer vetëm për të zbuluar gjëra që nuk i dinim për Presidentin Ilir Meta, por për të shprehur edhe dëshira.

Gjatë emisionit, Mamaqi dhe Meta kanë improvizuar një moment të shtrirë mbi bar dhe në qiell të hapur.

Duke parë yjet të binin nga qielli, Meta i ka shprehur edhe disa dëshira Mamaqit, ku një ndër to është edhe dasma e Ard Dautxhiut, për të cilin drejtuesi i emisionit premtoi publikisht se do të mundësojë realizimin e saj.

Por dëshirat nuk u ndalën me kaq. Me humor e mes batutash Presidenti dëshiroi që skena e tyre të shtrirë në bar të mos shihej nga ‘gojët e liga’, siç i quajti ai. 

Mamaqi:

Ra një yll tjetër. Mendo një dëshirë tjetër.

Meta:

E mendova.

Mamaqi:

U realizua?

Meta:

Kam frikë se jo.

Mamaqi:

Ça mendove?

Meta:

Që të mos na shohin të shtrirë kështu pranë e pranë, se kushedi nuk do të pushojnë gojët e liga. 

/tvklan.al