Guardia di Finanza e Ventimilias ka konfiskuar më shumë se 290 mijë Euro në llogari të një çifti shqiptar i cili po përpiqej të kalonte kufirin me Francën. Mediat italiane bëjnë të ditur se paratë ishin fshehur brenda makinës me të cilën udhëtonin, ndërsa identiteti i çifti nuk bëhet i ditur.

Mekanizmi i mbikëqyrjes për të identifikuar trafikimin e mundshëm të paligjshëm ndërkombëtar çoi në identifikimin e një automjeti me targa gjermane në autostradën e Ventimilias, e cila po largohej nga Italia.

Të dy pasagjerët e ndaluar, rezidentë prej kohësh në provincën e Breshias, kanë deklaruar se po udhëtonin drejt Spanjës për pushime dhe se kishin me vete vetëm 1500 euro. Shuma e deklaruar ishte brenda kufijve të ligjit dhe të dy nuk kishin rekorde kriminale, kështu që asgjë nuk mund të dilte gjatë kontrollit.

Megjithatë, financierët vunë re se dy shqiptarët nuk kishin të ardhura të dukshme dhe vendosën për të vazhduar një kontroll më të plotë të makinës me Njësinë “cash dog”. Qeni Labrador vuri re se mes sediljeve të pasme ishte një fund i dyfishtë, brenda të cilit u gjetën paketa celofani vakum me një dokument identifikimi të rremë dhe qindra kartëmonedha të prerjeve të ndryshme për një total prej 295.450 eurosh.

Duke mos qenë në gjendje të tregonin origjinën ligjore të shumës së madhe të parave, e cila ishte fshehur vetëm për t’iu shmangur kontrolleve të mundshme nga policia, dy shqiptarët u denoncuan për marrjen e mallrave të vjedhura. E gjithë shuma e parave u sekuestrua dhe nuk mund të përdoret në aktivitete kriminale ose të riinvestohen në aktivitete ekonomike që mund të ndotin tregun ligjor. /abcnews.al