Jasmina Tolaj është një mjeke që na vjen nga Prishtina, një obstetër gjinekologe, që gjatë karrierës së saj ka ndihmuar shumë gra të sjellin shendoshë e mirë në jetë foshnjet e tyre.

Ajo tregoi se është larguar me familjen e saj në Moskë kur ka qenë e vogël nga ku ka studiuar edhe për mjekësi. Tolaj tregoi se atje është njohur edhe me bashkëshortin e saj Ilirin i cili është po ashtu me profesion mjek.

Që kur kam qenë e vogël më ka pëlqyer të merrem me mjekësinë. Un kam qenë edhe në shkollën e muzikës, por mjekësia ishte dëshira ime e madhe. Kur mbarova shkollën e mesme vendosa të studioj mjekësi. Babai im u transferua me punë në Moskë dhe atje fillova edhe studimet. Atje gjithçka ishte tërheqëse. Fillova fillimisht gjuhën dhe më pas 6 vite studimë në mjekësi. Studimet atje ishin më lehta sepse kushtet ishin më të mira. Pasi përfundova studimet u ktheva në Prishtinë dhe fati deshi që të martohesha me Ilirin. Edhe bashkëshorti im është mjek dhe e kam patur mbështetje. Ne kemi dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Unë dhe Vera nëna e Ritës kemi studiuar bashkë, më pas edhe ajo u martua dhe iku në Londër. Ne kemi vetëm 1 vit e 2 muaj diferencë dhe jemi shumë të lidhura. Unë jam njohur me Ilirin kur isha studente në Moskë. Kishin ardhur disa shoqe të miat në Moskë dhe i mora që ti shëtis dhe bashkë me ta ishte dhe Iliri. Më pas u takuam në Prishtinë dhe u dashuruam”,

tha Tolaj.

Tezja e këngëtares së famshme Rita Ora ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan nga ku tregoi detaje rreth dasmës së vajzës së saj Tina ku tha se pjesëmarrja e mbesës e zbukuroi edhe më shumë dasmën.

“Dasma ishte shumë e bukur dhe unë ende shoh foto dhe video nga dasma. Rita dhe Elena ishin të pranishme në dasmë duke e zbukuruar edhe më shumë. Rita është shumë e këndshme dhe e përkushtuar dhe nuk harron kurrë askënd. Rita dhe vajza ime Tina janë moshatare dhe shpesh udhëtojnë dhe bisedojnë bashkë. Në dasmë Rira ka kërcyer dhe ka kënduar, ishte dasmë tipike shqiptare. Asnjë moment nuk u ulëm, vetëm kemi kërcyer deri në 5 të mëngjesit

”, tha Tolaj.

/tvklan.al