Këtë sezon emisioni “Opinion” ka nisur me dy të ftuar, të cilët kanë qenë në qendër të vëmendjes nga ana e mediave për shkak të zhvillimeve që kanë ndodhur.

I ftuari i parë është Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po flet në emisionin “Opinion” për temën më të nxehtë mbarë shqiptare, çështjen e kufijve të Kosovës dhe marrëveshjet me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Në pjesën e dytë është e ftuar gazetarja Klodiana Lala, e cila këtë herë në “Opinion” do të flasë për sulmin me armë që iu bë disa ditë më parë në shtëpinë e saj.

Edhe ky fillim sezoni ka rezervuar disa prapaskena tepër interesante.

Nën masa të forta sigurie ka mbërritur në ambientet e Televizionit Klan, Presidenti i Kosovës Thaçi. Siç shihet edhe në video është bërë kontrolli i gjithë vendit nga shoqëruesit e tij dhe ai është shoqëruar në dhomën e grimit dhe në studio nga drejtuesi i emisionit, Blendi Fevziu dhe stafi.

Nga ana tjetër, pak minuta më vonë, Klodiana Lala është shfaqur sëbashku me kryeredaktoren e “Opinion” Desada Metaj në dhomën e grimit, teksa bën grimin dhe përgatitet për në studio.

Ndiqni më poshtë disa video tepër interesante të të ftuarve dhe stafit të emisionit “Opinion”.

/Opinion.al