Një ngjarje e pakëndshme ndodhi gjatë ndeshjes Everton – Lyon, ku në një moment gjatë zhvillimit të lojës së vlefshme për ‘Europa League’, mbrojtësi i Everton, Ashley williams, goditi portierin e Lyon, Anthony Lopes.

Për shkak të gjestit të padrejtë të mbrojtësit, lojtarët e Lyon kanë reaguar menjëherë. Një përleshje prej disa sekondash ndodhi mes tyre.

Lojtarët u goditën edhe nga tifozë që ishin në tribuna. Një fans i Evertonit goditi portierin Lopes, edhe pse në krahë kishte një fëmijë të vogël.

/tvklan.al