Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një grua rreth moshës 56 vjeç ka gjetur vdekjen.

Gazetarja e Elbasanit në “Aldo Morning Show” raporton se gruaja shkonte çdo ditë tek varri i të birit, të cilin e kishte humbur vetëm pak ditë më parë në një aksident.

Mësohet se gruaja ka gjetur vdekjen mbi varrin e të birit si pasojë e një infarkti për shkak të dhimbjes së madhe./tvklan.al