LAJM NË PËRDITËSIM| Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut këtë të mërkurë pasi në spitalin e dedikuar për personat me Covid në Tetovë ka pasur një shpërthim zjarri. 

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar 10 viktima nga kjo ngjarje e rëndë. Në Tetovë ka shkuar Kryeministri Zoran Zaev.

“Një tragjedi e madhe ndodhi në qendrën Covid në Tetovë. Një shpërthim shkaktoi një zjarr. Zjarri është shuar, e po ashtu edhe shumë jetë njerëzish. Lufta për jetën vazhdon dhe të gjitha forcat e shërbimit reaguan me sakrificë dhe shpëtuan njerëz. U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të viktimave dhe i uroj shërbim të shpejtë të plagosurve”, shkruan Zaev në Facebook.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se bilanci i viktimave mund të rëndohet në orët në vijim.

Gazetarët e Klan Macedonia kanë raportuar se rreth 10 persona kanë mundur të shpëtojnë.

Në momentin e ngjarjes, brenda spitalit dyshohet se ka pasur 85 persona. Në qendrën e përshtatur për pacientët me Covid kanë qenë rreth 30 persona. Zjarri është shuar tërësisht ndërkohë që pritet të nisë një hetim.

“Nuk mund të spekulojmë me numrin e viktimave sepse ende nuk ka një raportim zyrtar nga kompetentë ose dëshmitarë okularë. Ka ndodhur një shpërthim që ka hapur zjarr dhe është djegur spitali modular që shërbente për pacientët e infektuar me COVID-19. Raportohet se brenda kanë qenë dhjetëra pacientë e familjarë. Është e vërtetë që spitali modular është shkatërruar tërësisht, ndërsa pjesa tjetër është gjithçka në rregull. Zjarri është shuar tërësisht, në vendngjarje kanë mbërritur edhe teknikët e krimit nga Shkupi dhe pritet inspektimi”, raportoi gazetarja.

Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhen 30 zjarrfikës dhe 7 mjete. Raportohet se ndërhyrja ka qenë e shpejtë, rreth 4 minuta pas njoftimit, por prapë se prapë tragjedia ka qenë e pashmangshme.

Në spitalin e djegur ndodhet edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, zëvëndësministri Ilir Hasani, por edhe kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi. Kjo e fundit tha para mediave se dhimbja është shumë e madhe për atë që ndodhi në Tetovë.

“Dhimbja është shumë e madhe, cila do të jetë arsyeja e shpërthimit, dhimbja është e madhe nga kjo që ndodhi sonte”, ka theksuar Arifi.

Zaev: Tragjedi e madhe në Tetovë, zjarri u shkaktua nga një shpërthim

Kryeministri I Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka reaguar në lidhje me tragjedinë që ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Tetovë. Zaev ka deklaruar se një shpërthim në qendrën Covid në spitalin e Tetovës ka shkaktuar një zjarr që u ka marrë jetën disa personave. Ai u shpreh se flakët janë shuar dhe se po vazhddon beteja për të shpëtuar personat e mbetur të plagosur.

“Një tragjedi e madhe ndodhi në qendrën Covid në Tetovë. Një shpërthim shkaktoi një zjarr. Zjarri është shuar, e po ashtu edhe shumë jetë njerëzish. Lufta për jetën vazhdon dhe të gjitha forcat e shërbimit reaguan me sakrificë dhe shpëtuan njerëz. U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të viktimave dhe i uroj shërbim të shpejtë të plagosurve”, shkruan Zaev në Facebook.

Zaev u shpreh se shkaqet e zjarrit do të përcaktohen së shpejti.

“Shkaqet e zjarrit do të përcaktohen dhe autoritetet ligjzbatuese janë në terren. Kjo është një tragjedi e vërtetë dhe ju siguroj që e gjithë qeveria është angazhuar për të qetësuar situatën. Zyra e Shtabit të Krizave në Bashkinë e Tetovës është në terren”, tha Zaev.

Tragjedia në Tetovë, Basha: Pikëlluese lajmet e hidhura

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në spitalin e Tetovës ku qendra e përshtatur për pacientët Covid u shua nga zjarrit dhe bashkë me flakët edhe jetët e disa personave.

“Pikëlluese lajmet e hidhura qe vijnë nga Tetova. Në këtë ditë tragjike i bashkohem dhimbjes së familjarëve dhe të afërmve të viktimave e ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Zoti u dhëntë forcë për ta përballuar këtë tragjedi. Shërim të shpejtë të lënduarve. Lutemi për Tetovën”, shkruan Basha.

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një zjarri në qendrën Covid në spitalin e Tetovës. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se bilanci pritet që të rëndohet.

Rama: Lutje për Tetovën

“Lutje për Tetovën”, thotë Kryeministri Edi Rama në një reagim në rrjetet sociale për ngjarjen e rëndë që tronditi mbrëmjen e kësaj të mërkure Tetovën.

Të paktën 10 është numri i viktimave të raportuara deri më tani, nga zjarri që shkrumboi spitalin e pacientëve me Covid.

Shkaqet e ngjarjes së rëndë momentalisht mbeten të paqarta, ndërsa frika është që numri i viktimave mund të rritet.

Meta reagon për tragjedinë në spitalin e Tetovës

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për tragjedinë e ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në spitalin e Tetovës, i cili është përfshirë nga flakët dhe raportohet për viktima e të lënduar.

Me shqetësim dhe trishtim të thellë po përcjell tragjedinë e ndodhur në spitalin e Tetovës. Një ngjarje tepër e rëndë dhe tronditëse, veçanërisht për numrin e viktimave të raportuara! Shpreh ngushëllimet më të ndjera për jetët e humbura dhe ndaj dhembjen e madhe me familjarët e tyre. Ju uroj shërimin sa më parë të lënduarve!”

Shpreh solidaritetin e plotë me autoritetet shtetërore të Maqedonisë së Veriut, që po bëjnë përpjekje maksimale për të shpëtuar sa më shumë jetë dhe vënë nën kontroll situatën. Mendimet dhe lutjet e mia janë me Tetovën!“, tha Meta. /tvklan.al