Video/ Tragjike, burri sulmohet egërsisht nga ariu



Video/ Tragjike, burri sulmohet egërsisht nga ariu

23:15 02/08/2017

Këto janë pamjet e rënda që vijnë nga Tajlanda, ku një 36-vjeçar është sulmuar egërsisht nga një ari.

Naiphum Promratee ishte me 4 miq të tij në një tempull në provincën Phetchabun dhe vendosi të ushqente nga afër ariun. Ai mbante një tas me oriz mbi kafshën, kur papritur kjo e fundit e goditi dhe e rrëzoi përtokë.

Ariu filloi ta kafshonte dhe e zvarriste. Miqtë e 36-vjeçarit po përpiqeshin ta largonin kafshën prej tij, duke e qëlluar me shkop dhe duke i hedhur ujë. Në këtë moment, ariu e tërheq burrin brenda kafazit të vet, deri sa miqtë e tij arritën ta shpëtonin dhe e dërguan në spital.

/tvklan.al




Të ngjashme