Një tjetër tragjedi në futboll. Kësaj radhe goditi në futbollin kroat në ndeshjen e kategorisë së tretë mes ekipeve Marsonia dhe Slavonija Pozhega. Lojtari 25-vjeçar i Marsonia, Bruno Boban në minutën e ‘7 u godit nga një top në kraharor dhe ra pa ndjenja në fushë.

Siç shihet edhe nga pamjet ai është ulur në gjunjë fillimisht. Arbitri ndaloi ndeshjen dhe të parët që shkuan për ti dhënë ndihmë ishin shokët e skuadrës dhe stafi.

Më pas ambulanca që gjendet pranë fushës ku po zhvillohej ndeshja.

Për 45 minuta mjekët kryen edhe goditje me defibrilator dhe bënë të pamundurën për ta kthyer në jetë lojtarin por nuk ia arritën.

Në pritje të autopsisë dyshohet se Bruno Boban është goditur nga një atak kardiak ose çarje në mushkëri.

Bruno Boban ishte g0olashënuesi më i mirë i kësaj kategorie me 12 gola.

Tv Klan