Një aksident rrugor ka ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë. Drejtuesi i një trajleri ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me trafikndaresen.

Nga përplasja e fortë trafikndarësia është spostuar, duke bërë që një pjesë e mjetit të përfundojë në anën tjetër të rrugës.  Si pasojë e aksidentit ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivë policie të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe disiplinimin e trafikut. /abcnews.al