Qyteti i Vlorës është tronditur gjatë natës nga dy shpërthime me tritol, të ndodhura në dy vende të ndryshme. Në shënjestër të autorëve kanë qenë dy banesa, një apartament në lagjen “Lirim” dhe një shtëpi private në lagjen “15 Tetori”.

Në një njoftim të sajin, policia e Vlorës thotë se shpërthimi i pari ndodhi rreth orës 02:30, në lagjen “Lirim”, pranë derës së shtëpisë së Fatjon Bakës. 29-vjeçari mësohet se merret me tregti.

Shpërthimi tjetër, që sipas policisë ka ndodhur 1 orë më vonë, rreth orës 03:30 ndodhi në lagjen “15 Tetori” dhe lënda eksplozive ishte vendosur në portën e shtëpisë së 69-vjeçarit G.Ç.

Fatmirësisht në të dyja rastet nuk ka të lënduar në njerëz, por siç mund të shihet edhe në pamjet në poshtë, dëmet materiale janë të shumta.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorëve./tvklan.al