29 tetor 2026- Një re e dendur tymi ka mbuluar pasditen e kësaj të enjteje periferinë e qytetit të Elbasanit, duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës, veçanërisht në zonën e Bradasheshit.
Sipas të dhënave të para, tymi i dendur dyshohet se është shkaktuar nga djegia e gomave të përdorura si dhe mbetjeve të ndryshme përgjatë buzës së lumit Shkumbin.
Shtëllungat e tymit janë përhapur me shpejtësi në një hapësirë mjaft të gjerë, ndërsa banorët e alarmuar raportojnë për një erë të rëndë e mbytëse në ajër.
Shërbimi zjarrfikës ka bërë të mundur fikjen e flakëve, ndërkohë Policia po punon për gjetjen e personave përgjegjës
/tvklan.al












Botërori 2026 