Arratisja e reperit Arkimend Lushaj nga komisariati disa muaj më parë bëri bujë në rrjetet sociale.

Sot Stresi ishte i ftuar bashkë me nënën e tij në studion e “Rudina” në Tv Klan nga ku sqaroi edhe një herë ngjarjen. Reperi tha se ishte i pafajshëm dhe se nuk kishte konsumuar alkool, por pranoi se është nxituar që është larguar nga komisariati.

“Unë isha në Club me Fjolla Morinin, kishim koncert. Isha me patentë dhe kisha pirë një gotë. Ikja nga komisariati ishte një revoltë e imja. Unë u nxitova. Fotoja me hashash është bërë në Lazarat ku kishte turistë nga e gjithë bota”.

Ndërkohë nëna e tij Shpresa po ashtu tha se lajmin për arratisjen e Stresit e ka përjetuar shumë keq.

“Unë i kam përjetur shumë keq lajmet për largimin e Stresit nga Policia. Momenti për mua ishte i frikshëm sepse ky u hodh nga kati 3-të dhe uroja që të ishte mirë. Në atë kohë Stresi jetonte në Zvicër dhe erdhi për një koncert dhe të nesërmen do ikte me avionin e parë. Ngrihem në mëngjes, ndez televizorin dhe lexoj lajmet që Stresi ishte arratis nga komisariati, u ndjeva shumë keq”

, tha Shpresa Lushaj.

/tvklan.al