Vera po vjen dhe bashkë me të edhe dëshira jonë për të qëndruar në ambiente të freskëta. Po ashtu dëshira jonë për të konsumuar birrë apo akullore është e madhe, një dëshirë për të mposhtur vapën. Sot në rubrikën “me duart e Kristit” në emisionin “Kush vjen për drkekë” në Tv Klan blogerja Kristi Janku kishte përgatitur disa informacione rreth ushqimeve që ju mbajnë të freskët.

Por cilat janë këto ushqime:

-Kastravecat janë tepër hidratues dhe të qëndruarit i hidratuar gjatë ditëve të nxehta të verës është një domosdoshmëri. Ju mund të shijoni vakte të ndryshme me bazë kastraveci.

-Shalqi. Konsumi i tij gjatë ditëve të nxehta ju ndihmon të mbani trupin të hidratuar. Në verë ushqimet si shalqini mund të veprojnë si kondicioner i brendshëm.

-Pjeshkët janë një tjetër frut i freskët. Ata janë jo vetëm të shijshme, por kanë edhe vitaminë A dhe C të cilat nxisin lëkurë të shëndetshme.

-Molla dhë gjalpi i kikirikut janë një tjetër bashkim që ju freskon dhe ju ngop. Mollët përmbajnë rreth 4 gramë fibra dhe 95 kalori. Ato ndihmojnë në humbjen e peshës pasi ju bëjnë të ndiheni të ngopur.

-Ananasi është shumë i mirë pasi nxit sistemin tuaj. Ai është i vetmi burim i bromelainit që redukton inflamacionin në trup.

-Zarzavatet po ashtu ju ndihmojnë të qëndroni të freskët. Ato përmbajnë ujë, janë lehtësisht të tretshme dhe trupi juaj do të jetë energjik.

-Limoni po ashtu është një tjetër frut që ju ndihmon të konsumoni edhe më shumë ujë dhe ndihmon në rritjen e imunitetit.

-Kungulli i njomë është burim mangani dhe ndihmon tupin tuaj të përballet me radikalet e lira.

/tvklan.al