I ftuari special i natës së sotme në “Xing me Ermalin”, në Tv Klan, është Presidenti Ilir Meta. Ende pa nisur mirë intervistën kreu i shtetit u përball me një surprizë të veçantë.

Ishte pikërisht vajza e tij Era, e cila kishte ardhur për t’i drejtuar të atit disa pyetje, një situatë që padyshim krijoi mjaft humor. Një ndër pyetjet ishte edhe:

Si linda unë?

Ndërkohë Meta i vënë në siklet iu përgjigj pyetjes së saj me një tjetër pyetje:

Nuk ta ka treguar mami akoma?

Era: Unë them që ta fillojmë nga fillimi: Si kam lindur unë?

Meta: Nuk ta ka treguar mami akoma? Unë kam qëlluar në Gjermani atë ditë dhe nuk donin të më shqetësonin që të vija më shpejt. Kështu që pyete edhe njëherë mamin.

Era: Kë preferon më shumë ti si tip nga ne të tre?

Meta: Po pse më provokon. Ti je mbi të gjithë.

Era: Përse nuk bëhen gratë presidente dhe pse nuk bëhen bashkëshortët ‘zotërinj të parë’?

Meta: Po dhe mund të bëhen, por unë shpresoj të mos më qëllojë mua.

Era: Përse martohen të rriturit?

Meta: Që të bëjnë fëmijë.

Era: Që të bëjnë fëmijë apo të kurorëzojnë edhe dashurinë?

Meta: Po patjetër.

Era: Përse u martove me mamin?

Meta: Po kush do më intervistonte mua këtu në prag të Vitit të Ri dhe t’i nxirrte emocionet Ermal Mamaqit. /

tvklan.al