Stilisti Valdrin Sahiti ishte sot i ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan.

Sahiti foli për dasmën private me Editën që u realizua në Las Vegas.

“Unë dhe Edita jemi prej 7 vitesh bashkë, kemi bashkëjetuar disa vite bashkë. Nuk kishim menduar për dasmën, por në një moment të caktuar e pamë të arsyeshme të kurërëzonim dashurinë. Ideja për një dasmë të madhe me rrëmujë më krijonte stres. Unë nuk jam martuar sepse duhet, por jam ndjerë mirë. Eventi i martesës ka qenë me njerëz të rëndësishëm. Ne jemi martuar në Las Vegas sepse para 6 vitesh isha atje me shoqërinë, pasi shoku im bëri një ricelebrim dhe më pëlqeu shumë. Doja ta shijoja me familjarë të rëndësishëm. Las Vegas të jep shumë gjëra në një vend. Në dasmë kisha dy vëllezërit dhe shoku im i ngushtë. Vëlli im thoshte: Pa panik, nëse s’na pëlqen dasma mund ta bëjmë përsëri. Eventi ishte i thjeshtë dhe privat dhe zgjodhëm një fustan të thjeshtë, nuk kishte nevojë për shumë komplikime”,

tha Sahiti.

Ndërkohë Sahiti zbuloi po ashtu se së shpejti ata do të bëhen prindër.

“Ne jemi në pritje të një fëmije. Ende pa e parë kanë ndryshuar shumë bisedat tona, interest. Nëse është vajzë apo djalë nuk përbën asnjë problem. Edhe mamaja ime është shumë e lumtur, ka qenë një dëshirë e saj. Nuk kam patur ndonjë ëndër të madhe për fëmijët, por kur i ndjej gjërat i bëj”,

tha stilisti./tvklan.al