Një kampion në Bodybuilding nga Afrika e Jugut, vetëm 23 vjeç humbi tragjikisht jetën përpara qindra spektatorëve. Sifiso Lungelo Thabethe tentoi të bënte salto për të përshëndetur publikun, por ra me kokë dhe theu qafën.

Zyrtarët rendën drejt kampionit të botës për të rinj në peshën e 75 kilogramëve, pasi ai mbeti pa ndjenja në tapet. Fatkeqësisht, Thabethe ndërroi jetë duke shokuar publikun dhe gjithë komunitetin e këtij sporti.

Sipas “DailyMail”, i riu konsiderohej si tepër i talentuar dhe ekspertët kishin parashikuar një të ardhme të shkëlqyer, pasi kishte muskuj të maturuar dhe me masë të pabesueshme për moshën e tij./tvklan.al