Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është gjithnjë serioz me veshjet e tij në daljet në studiot televizive.

Por, sot në emisionin “Xing me Ermalin” në Tv Klan, Veliaj kishte veshur çizme dhe kishte marrë me vete një gjel deti. Përpara se të futej në emision kryebashkiaku i dha ‘porositë e fundit’ gjelit i cili kishte ndotur zyrën e pritjes së të ftuarve.

“Shih çfarë ke bërë mor burr. Mos bëj sikur nuk dëgjon. E ke bërë këtu lëmsh e ke bërë. Mos bëj sikur të ka ngel hatri. Kur të jemi tek Ermali ai do bëj sikur të ka zgjedhur ty rastësisht, do që të duket sikur të kapi nga turma që të të falim. Po mos na fëlliq aty, këto që ke bërë këtu mos i bëj atje se do thonë pastaj gjelat e bashkisë…

”, tha Veliaj.

/tvklan.al