Një mace është filmuar teksa përpiqet të kapë peshkun nga një vazo me ujë. Një motor lëviz me targën, ku shkruhet “Laç”. Kutitë e shpërndarjes së energjisë në spitalin e Fierit janë mbuluar me promocione shëndeti.

Një kamion transporton grurë, i cili derdhet në asfalt, sikur po mbillet në rrugë. Në Vlorë dy burra kryejnë nevojat personale në ambient publik.

Janë këto disa nga episodet që u transmetuan dhe komentuan në emisionin e sotëm “Stop”, në rubrikën “hitparade i absurdit shqiptar”./

tvklan.al